"Faleminderit Slloveni, dua një nder nga Shqipëria"
Trajneri i Norvegjisë, Egil Olsen, i ashtuquajtur "Drillo", ka bërë një koment të shkurtër për fitoren e Sllovenisë ndaj Shqipërisë, duke lëshuar me batutë edhe një falënderim për sllovenët. Ishin pikërisht këta të fundit që u dhuruan në njëfarë mënyre vendin e dytë norvegjezëve, duke mundur kuqezinjtë e Gianni De Biasit.

"Unë e pata thënë që në fillim të takimit se Qipro është një skuadër e hidhur, ndaj së cilës pati probleme edhe Zvicra. Jam i kënaqur nga pikët dhe pozicioni i ri në renditje. Besoj se për këtë duhet falënderuar edhe Sllovenia që mundi Shqipërisë. Mendoj se vendi i dytë është i administrueshëm, kjo nisur edhe nga kalendari. Nëse nuk lëmë pikë me Zvicrën në ndeshjen e së martës, atëherë them se e kemi të blinduar këtë pozicion, në të cilin jemi bërë ekspertë, pasi në mjaft raste kemi shkuar në Botëror nëpërmjet Play Off-it. Madje kemi shanse edhe për të marrë vendin e parë nëse fitojmë takimin e radhës dhe duke pasur parasysh edhe faktin që më pas Zvicra do të jetë mysafire në Shqipëri. Ajo transfertë, sipas meje, do të jetë tejet e vështirë për zviceranët, pasi zor se Shqipëria humbet në fushën e vet", ka thënë dje trajneri i Norvegjisë. /albeu.com/



Shtuar më 08/09/2013, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori