Finalja me Bjellorusinë, Berisha: Duhet të jemi të qetë për të fituar
Në prag të sfidës me Bjellorusinë, e cila do të përcaktojë vendin e parë të Grupit 4 të Ligës C të Kombeve, kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, ka dalë në krah të trajnerit Edi Reja në konferencën e zakonshme për shtyp.

"Nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte. Duhet të bëjmë më mirë dhe të korrigjojmë gabimet që kemi bërë më herët. Ndeshja që zhvilluam atje ishte pozitive dhe mendoj që na jep mundësi edhe për këtë ndeshje", tha fillimisht portieri i kuqezinjve.

Goli nga mesi i fushës dhe deklarata e Roy Keane: Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj çfarë kanë shkruar dhe çfarë kanë bërë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabimi. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi.

Situata - Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte një hap i mbarë. Fillimi i mbarë, ishte gjysma e punës. Unë mendoj që kualitetin e kemi, duhet të jemi të qetë.

Vendi i parë në grup - Kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë çunat janë të vetëdijshëm që duhet të japim maksimumin.

Shtuar më 17/11/2020, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori