Gardiani i portës së Italisë: Strakosha është në nivelin e Handanovic dhe Allison
Pëlqej
Tre ndeshjet e fundit të vitit 2017 pa pësuar gol dhe një nga 10 lojtarët më të vlerësuar të pjesës së parë të sezonit.

Thomas Strakosha po kalon një moment të artë në Serie A me fanellën e Lazios ku ka arritur të imponohet me talentin e tij për të betonuar vendin e titullarit duke i shpëtuar skuadrës së Inzaghit shumë pikë deri në këtë fazë të sezonit.

Në “San Siro”, kundër Interit, 22-vjeçari shqiptar luajti ndeshjen e 50 zyrtare me fanellën bardhekaltër. Një nga legjendat e kombëtares së Italisë si Gianluca Pagliuca nuk i kursen elozhet për gardianin shqiptar duke e cilësuar atë si një nga tre më të mirët e Serie A bashkë me sllovenin Handanovic dhe brazilianin e Romës, Allison./albeu.comĺ
Shtuar më 03/01/2018, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori