Gavazaj falenderon Panuccin: Më bëri dhuratën më të bukur duke më ftuar
Pëlqej
Enis Gavazaj bën hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar Kombëtares A, pas 11 ndeshjesh me U-21. 23-vjeçari, në konferencën për shtyn, ku u shfaq së bashku me Abazajn, e konsideroi një dhuratë të çmuar ftesën nga Panucci.

Impakti i ftesës:

"Kishim emocione, sepse ishte grumbullimi i parë në Kombëtaren A. Një ndjenjë e papërshkrueshme. Ishte një dhuratë e bukur, është arritja më e madhe imja. Duhet të japim maksimumin dhe të jemi sa më afër ekipit, duhet të bëjmë punën tonë. Trajneri vendos nëse do të luajmë. Atmosfera është shumë e mirë, kam disa shokë nga e kaluara."

Rivaliteti dhe e ardhmja:

"Ne duhet të tregojmë veten në Kombëtare pastaj të shohim nëse do të transferohemi në ndonjë kampionat më të rëndësishëm. Edhe te Skënderbeu do të jemi mirë." tha Gavazaj./albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori