"Gazzetta" për Lilën: Luan pa rrogë, por në fushë nuk ka të krahasuar
Gazeta më e madhe sportive në Itali, "La Gazzetta dello Sport", në numrin e saj të sotëm i dedikon një shkrim Andi Lilës, futbollistit të Kombëtares shqiptare që mbërriti te Parma gjatë merkatos së janarit.

Sipas saj, "Lila nuk ka marrë asnjë rrogë deri tani, por po vazhdon ëndrrën e tij për të luajtur në Itali. Shqiptari po luan gratis prej muajsh, por në fushë nuk ka shokë që të krahasohet", transmeton Portali Albeu.

Andi Lila ishte autor i golit në barazimin e djeshëm përballë Interit në "San Siro", ndërsa më parë kishte shënuar edhe në humbjen me Sassuolon. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori