Genoa, Udinese e Empoli duan Herolind Shalën
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Herolind Shala, synohet nga tri klube të Serisë A. Lajmi raportohet nga portali italian "tuttomercatoweb.com". Ky i fundit zbulon edhe emrat e skuadrave që interesohen për talentin shqiptar.

"Shala kërkohet nga Genoa, Udinese dhe Empoli", citohet ndër të tjera në portalin italian.

Shala ka qenë protagonist në sezonin e kaluar në Norvegji me Odd Grenland, ndërsa një muaj më parë nuk pranoi të rinovonte kontratën me këtë klub.

Nuk përjashtohet mundësia që mesfushori 22-vjeçar të firmosë brenda janarit me një nga këto klube, teksa sipas mediave italiane, Empoli po insiston më shumë. /albeu.com/

Shtuar më 10/01/2015, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori