Ndiqni live ndeshjen Itali 2 - 0 Shqipëri (LIVE)
Gjyqtari nxjerr kartonin e dytë të verdhë, por lojtarët e detyrojnë ta fusë në xhep (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Futbolli shqiptar sot më shumë ka prodhuar çudira se sa futboll. Pas Beratit, Burrelit dhe Shkodrës, një tjetër skenë jo fort e hijshme ka ndodhur në stadiumin “Zeqir Ymeri”, ku u luajt sfida ndërmjet Kukësit dhe Flamurtarit, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të verilindorëve.

Një situatë e çuditshme ka ndodhur në fundin e ndeshjes. Arbitri Olsi Sokoli ndaloi lojën në minutën e 92-të, pasi Alvesh bëri faull në hyrje të zonës së Kukësit.

Për gjyqtarin ishte edhe karton i verdhë, të cilin e mbante në dorë. Lojtarët e Flamurtarit nisën të protestonin dhe më pas e detyruan që të fuste kartonin në xhep, pasi do të ishte i dyti për Alvesh që do të thotë karton i kuq dhe një mungesë e rëndësishme për ndeshjen e radhës kundër Partizanit, shkruan newsportal.

Shtuar më 10/12/2016, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori