Sfida vendimtare me Bjellorusinë për vendin e parë në Grupin C4 do të gjykohet nga rumuni
Radu Petresku.
UEFA i ka besuar 38-vjeçarit sfidën e së mërkurës në "Air Albania", ku kuqezinjtë e Rejës do të kërkojnë medoemos fitoren dhe vazhdimin e garës në
Ligën e Kombeve.
Petresku ka një karrierë të pasur ku ka
gjykuar në të gjitha nivelet plot 311 ndeshje.
Në vitin 2002 ai ka nisur karrierën si arbitër, ndërsa ka debutuar si profesionist në
Ligën e Parë Rumune në vitin 2007.
Në vitin 2012,
Petresku është graduar si gjyqtar i FIFA-s.
Për sa i përket karrierës ndërkombëtare,
Radu Petresku ka
gjykuar në të gjitha nivelet e garave që organizohen nga UEFA dhe FIFA.
16 ndeshje në
Ligën e Europës, 2 eliminatore kampionati europian, 13 miqësore ndërkombëtare, 6 ndeshje kualifikuese të Ligës së Kampioneve, si dhe ndeshje të të rinjve është CV-ja europiane e Petreskut.
Ai do të ketë ndihmën e bashkëkombësve
Radu Ginguleaç dhe Mirçea Grigoriu (arbitra të linjës) dhe Marsel Birsan (arbitër i katërt).
Shtuar më 16/11/2020,
ora 14:54