Gvozdenoviç për mediat serbe: Shqiptarët nuk dorëzohen kurrë!
Pëlqej
Futbollisti serb i Kukësit rrëfen për mediat serbe rreth futbollit dhe kombëtares shqiptare, para ndeshjes eleminatore Serbi-Shqipëri më 14 tetor në Beograd.

Mesfushori i dikurshëm i Crvena Zvezdës, që prej 4 sezonesh luan në Shqipëri, me plot të drejtë mund të tregojë se si është dëshmitar i progresit të ngadalshëm të futbollit vendor.

"Këtu ka mbretëruar një eufori përgjatë dhe pas ndeshjes me Portugalinë. Pikërisht këtë duel e shikoja në qendër të Tiranës, në njërën nga kafeteritë, dhe u binda se sa me zemër e duan shqiptarët ekipin e tyre. Ishte një tifozllëk ideal, i çmendur, dhe në fund një festë e madhe. Fitorja në Portugali i ngriti jashtëzakonisht shumë ata. Kishin shumë fat përgjatë ndeshjes, por nikoqiri i nënvlerësoi ata, për çka edhe dështuan. Ndeshjen me Serbinë e shohin si një nga më të rëndësishmet, shtypi sapo ka filluar të shkruajë për këtë ndeshje", shprehet Gvozdenoviç për "Mozzart Sport".

Shqipëria kishte momente të ndritshme në fillim të kualifikimeve të fundit. Kishin mundur Slloveninë në ferrin e Tiranës, pastaj me duart të ngritura u kthyen nga Oslo, por në fund nuk ishin konkurent për plasmanin e Botërorit të Brazilit.

"Jam i bindur se një ditë do të vijnë 5 minutat e tyre, ku do te kualifikohen së paku në play-off. Nuk do të doja që kjo të ndodhte në këtë herë, sepse i kemi ne në grup. Por përfundimisht ata kanë një ekip i cili kurrë nuk dorëzohet. E gjitha kjo është një meritë e selektorit Italian i cili di të garojë. Taktikisht kanë përparuar shumë me de Biasin. Nuk ka nevojë të flas shumë, mjafton që reprezentuesit tanë të shikojnë rezultatet e Shqipërisë në garat e kaluara. Kundër tyre nuk mund ti quani pikët e sigurta", përfundon Ivan Gvozdenoviç. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori