Hidhet shorti, Shqipëria gjen Portugalinë e Greqinë
Është hedhur në Nyon të Zvicrës, shorti eliminator i Kampionatit Europian për Kombëtaret U-21. Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, ka tërhequr shortin, i cili e ka vendosur Shqipërinë në grupin e 4 eliminator.

Kundërshtarë të Shpresave kuqezi në këto eliminatore do të jenë: Portugalia, Izraeli, Greqia, Hungaria dhe Lihteshtejni.

Ndeshjen e parë Shqipëria, do të zhvillojë më 30 mars në Lihtenshtejnin, jashtë fushës së saj.

Në lidhje me shortin eliminatorKampionatit Europian, kundërshtarët dhe projektin për skuadrën, trajneri Skënder Gega do të japë nesër një konferencë për shtyp në orën 12.00 në ambjentet e FSHF-së. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2015, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori