Hije dyshimi nga Italia, Reja me valixhe gati (FOTO LAJM)

Ndeshja me Francën ishte e fundit për trejnerin Eduardo Reja në stolin e Kombëtares së Shqipërisë. Shpesh është folur për rinovimin e kontratës akoma më shumë ditët e fundit.

Italiani ka shprehur dëshirën për të vazhduar në stolin e Kombëtares po ashtu edhe presidenti Duka gjatë gjithë kohës ka folur me nota pozitive.

Nga Italia tashmë vjen një lajm që hedh dyshime. Gazzetta Dello Sport raporton se Reja mund të largohet nga Shqipëria.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Një ditë më parë Duka ishte i ftuar në emisionin "Pressing" në ABC Neës, ku deklaroi mes të tjerash: "Nuk i kam lexuar deklaratat e trajnerit, nuk kam biseduar as sot me trajnerin. Gjithsesi, unë e kam thënë para ndeshjes, që mënyra si ka drejtuar, asgjë nuk është perfekte. Perfeksionin e ka Zoti, jo Reja.

Por, nëse bëjmë bilancin, peshorja shkon pozitivisht. Gjithsesi, nuk mund t’i harroj dy ndeshjet e fundit, që ka përgjegjësi dhe trajnerin. Eksperienca e tij nuk duhet të na lejonte të shkonim e të nënvlerësonim Andorrën. Peshorja është nga ana pozitive dhe do të ulemi të bisedojmë.

Këto dy ndeshje, kanë lëkundur disi, pasi ishim emocionalë pas vërshëllimës së fundit. Ndeshja me Andorrën ishte rezultat negativ, por nuk duhet të merrja vendime emocionale. Nëse një trajner merr nota pozitive në 7 muaj, siç ka marrë Reja, nuk është profesionale që të ndërpresim bashkëpunimin.

Sepse në afatshkurtër është shumë e vështirë të marrësh rezultat. De Biasit iu desh koha që të marrë rezultate pozitive dhe të shkojë në Europian. Trajnerëve iu duhet kohë që të njohin ekipin, kulturën e futbollit shqiptar".
Shtuar më 19/11/2019, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori