Hysaj: Mezi po e pres debutimin në Serie A
Pëlqej
Suksesi me rezultatin 4-0 i Empolit kundër Scandici në një miqësore, që u luajt mbrëmë në "Montelupo Fiorentino" nxori në pah një nga lojtarët blu, Elseid Hysaj, i cili pas ndeshjes u intervistua nga "Calciomercato.com".

"Këto ndeshje janë të dobishme për të gjetur ritmin, për të pasur frymë dhe përsosur mirëkuptimin mes nesh. Jemi duke shkuar mirë, sepse tani kemi filluar të luajmë me ekipet profesionale. Ne treguam gatishmëri kundër Scandici. Reparti i mbrojtjes e ka mbajtur larg kundërshtarin, mesfusha ka e ka qarkulluar topin shpejt dhe sulmuesit kanë konkluduar, kështu që mendoj se jemi mirë tani për tani", u shpreh mbrojtësi shqiptar.

I pyetur rreth ndjesive të tij para debutimin në ligën më të lartë të futbollit italian, ai u shpreh: "Unë ndihem mirë, jam shumë i uritur dhe mezi po pres të fillojë sezoni i ri. Për mua do të jetë kampionat i parë në Serie A", deklaroi Hysaj. /akbeu.com/.



Shtuar më 01/08/2014, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori