Hysaj vazhdon me optimizëm: Gabimet na përmirësojnë
Pëlqej
Mbrëmja e sotme ishte një dritë në fund të tynelit për Kombëtaren tonë dhe për të ardhmen e Panuccit në krye të saj. Pas ndeshjes është rezervuar mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili pas fitores me Uellsin deklaroi:

Sa të erdhi keq për atë skuadër që pe në “Loro Boriçi”?

-"Shumë keq të shikoja skuadrën të vuante në fushë, por i kënaqur që të mos e humbim këtë vit me humbje. Ne humbën ndaj Skocisë, dhe sot dhamë më shumë, është e padrejtë të shahet Kombëtarja. Ne e duam ekipin, pastaj është loja ajo që bën të humbësh ashtu. Ishte një situatë ku treguam se jemi të bashkuar."

Çfarë diskutuat me trajnerin? A jeni të gatshëm të vazhdoni për eliminatore?

-"Me gabimet që bëjmë, e përmirësojmë Kombëtaren. Duhet të bashkohemi pak më shumë dhe të jemi gati për këtë Europian."

Ndërkohë për mikrofonat e “RTSH” ai u shpreh:

“Jemi të kënaqur. Për moralin e skuadrës na shërbeu kjo fitore. Faza mbrojtëse ishte ndryshe këtë ndeshje. Mendoj se sot kemi fituar edhe nga një mbrojtje e mirë. Problemi me Skocinë ishin ca episode që ndikuan. Skocia erdhi për barazim, po mos të ishin ato episode do të ishte mirë. Jam i kënaqur me lojën mbrojtëse, shpresoj që lojtarët që luajnë më pak me klubet e tyre të luajnë më shumë dhe do të japin një dorë.”

Shtuar më 20/11/2018, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori