Igli Tare tregon ëndrrën e tij: Dua të jem trajner i Kombëtares shqiptare
Pëlqej
Igli Tare është konfirmuar si një ndër më të suksesshmit në këtë rol, i përzgjedhur në mënyrë plebishitare si Drejtori Sportiv i Vitit në Itali, Tare ka merita të padiskutueshme në projektin sportiv dhe atë financiar të Lazios. Ish sulmuesi i Partizanit dhe i Kombëtares Shqiptare ende ka një ëndërr që e intrigon, atë për të drejtuar një ditë si trajner, por një skuadër të vetme. E zbulon në një intervistë të gjatë ku flet për shumë tema për të përditëshmen më presitgjioze sportive në Itali, Gazzetta Dello Sport.

“Që kur isha lojtar kisha një dyshim, drejtues apo trajner. Rruga u bë menjëherë e qartë, por një njeri pa ëndrra është i vdekur, dhe unë ëndrrën time nuk e kam fshehur kurrë. Nëse një ditë bëhem trajner, do të drejtoj Shqipërinë, jo një klub.”

Një ëndërr vërtet interesante që josh jo vetëm Taren, por me shumë mundësi edhe shumë tifozë shqiptarë, edhe pse nuk bëhet fjalë për një të ardhme të afërt. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori