Instruktori i shqiponjës: Dua ti përkasë Shqipërisë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Quhet Shqiponja e Zezë, ka lindur katër vite më parë dhe nuk është shqiponja e ekipit të Lazios, por ka ardhur në Shqipëri vetëm për ekipin tonë kombëtar. Mbrëmjen e djeshmë ka ngritur në këmbë tifozët kuq e zi pasi është ulur në mes të fushës për të hapur siparin e ndeshjes e cila me rezultatin 1-2 i buzëqeshi ekipit të Zvicrës.

Në një intervistë për A1Report, Juan Bernabeo instruktori i shqiponjës shprehet i emocionuar pasi ka performuar në kombin e shqiponjave dhe pse më parë nuk kishte dëgjuar për këtë vend.

"Në momentin që kam ardhur në Shqipëri e kam parë këtë simbol, kam krijuar emocion dhe ka qenë kjo pikënisja e krijimit të kësaj shqiponje e cila tashmë i përket Kombëtares Shqiptare dhe do të quhet shqiponja e zezë dhe shqiponja e Kombëtares Kuq e Zi", shprehet instruktori Bernabeo për A1Report.

I pyetur nëse kjo shqiponjë do të përfaqësojë gjithmon Kombëtaren Kuq e Zi, Bernabe thotë se kjo gjë varet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

"Nëse shqiptarët e kërkojnë, atëherë jam i gatshëm që kjo shqiponjë të qëndrojë këtu. Kjo do të varet nga bisedimet me Presidentin e FSHF. Për momentin ende nuk është diskutuar dhe nuk ka një kontratë të firmosur për ta mbajtur këtë shqiponjë gjithmonë për ekipin e kombëtares kuq e zi", thotë Juan Bernabeo. Dhe sido që të shkojnë bisedimet me Federatën e Futbollit, Bernabe ka një dhuratë për të gjithë shqiptarët dhe tifozat kuq e zi. "Ditën e hënë prej orës 11:00 deri në 18:00 shqiptarët do të kenë mundësi të prekin nga afër shqiponjën për të pasur mundësi të bëjnë dhe një foto. I gjithë ky aktivitet është pa pagesë dhe do të jetë me dyer të hapura në stadiumin Kombëtar Qemal Stafa", përfundoi Bernabeo për mikrofonin e A1Report.

Shqiponja është pjesë e identitetit tonë kombëtar dhe simbol i flamurit kuq e zi. Instrukorti spanjoll Juan Bernabe dëshiron që kjo shqiponjë tashmë ti përkasë shqiptarëve. Nëse do të arrihet kjo marrëveshje, mbetet për tu parë. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2013, ora 17:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori