Inzaghi thur elozhe për Strakoshën
Pëlqej
Lazio ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin italian Serie A. Skuadra nga kryeqyteti italian triumfoi si mysafir te Verona me rezultat të thellë 0-3.

Paraqitje mjaftë të mirë në këtë takim për Lazion kishte edhe reprezentuesi shqiptar, Thomas Strakosha. Ka qenë trajneri i Lazios, Simone Inzaghi që ka lavdëruar në fund të ndeshjes portierin e Shqipërisë.

“Një nga meritat sot i shkon edhe Strakoshës. Ai bëri një pritje të jashtëzakonshme në momentin kur Verona mund të rikthehej në ndeshje. Pritja e tij ishte si të shënonte një gol. Kërkoj nga ai që të mbetet i përulur dhe të vazhdoj të përmirësohet”, tha Inzaghi.

Strakosha bëri një ndeshje të mirë dhe në fund të saj mori notë të lartë. Pas gjashtë javëve në Serie A, Lazio ndodhet në pozitën e katërt në tabelë me 13 pikë të grumbulluara. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori