Ish-sulmuesi i Kombëtares transferohet në Gjermani
Valdet Rama është bashkuar me skuadrën gjermane, SV Meppen.

Skuadra nga liga e tretë gjermane ka njoftuar se ka nënshkruar me 31 vjeçarin nga Kosova.

Valdet Rama njihet me futbollin gjerman pasi më parë ka luajtur për skuadra të njohura si Ingolstadt, 1860 Mynich, Hannover 96.

Në gjysmën e sezonit të fundit ai ishte pjesë e skuadrës nga Shqipëria, Kukësi.
Shtuar më 20/08/2019, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori