Ja çfarë thotë De Biasi për Berishën dhe Canën
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka folur për dy futbollistët kuqezi që luajnë për Lazion në Serie A, Etrit Berishën dhe Lorik Canën.

Sipas teknikut, portieri nga Prishtina ka nevojë për më tepër minuta në dispozicion me ekipin e kryeqytetit italian.

"Etriti është portier i një niveli të lartë, por po kalon një periudhë ku nuk po gjen hapësira te Lazio. Uroj që t’i jepen më tepër shanse, pasi ka shumë nevojë për të luajtur", ka thënë De Biasi në një prononcim për mediat italiane.

Më pas tekniku i Kombëtares foli edhe për kapitenin Lorik Cana: "Ka luajtur pak me Lazion kohët e fundit, por në aspektin fizik erdhi në një formë të mirë në Kombëtare. Është futbollist i rëndësishëm për ne". /albeu.com/


Shtuar më 02/04/2015, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori