Ja dosja e FSHF-së në UEFA (VIDEO)
Nesër do të mësohet fati i ndeshjes së ndërpreë Serbi-Shqipëri teksa Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s pritet të dalë me një vendim. Kush do të dalë fitues nga gara juridike dhe çfarë do të ndodhë më pas.

UEFA ka patur një javë kohë për të shqyrtuar të gjitha dosjet e mbërritura dhe nga të cilat pritet me të drejtë dënimi i Serbisë dhe fitorja e Shqipërisë në tavolinë 0-3.

Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur dosjen dhe do të mbrohet nga një studio avokatie, madje fliten se janë dy, por që janë mbajtur sekret.

FSHF ka përgatitur një dosje voluminoze për të kërkuar të drejtën e saj në Komisionin e Disiplinës të UEFA-s. Organi më i lartë i futbollit në Shqipërisë të gjitha prentendimet e saj i ka të ilustruara me foto dhe video, por ku pritet që lufta më e madhe të bëhet përsa i përket racizmit të tifozerisë serbe. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2014, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori