Ja dy emrat e rinj të Kombëtares (FOTO LAJM)

Dilaver "Dilly" Duka - Chicago Fire
Dilaver "Dilly" Duka pritet të jetë emri i ri në Kombëtaren e Shqipërisë në futboll. Mesfushori 24-vjeçar luan në SHBA me Chicago Fire, ndërsa është me prejardhje nga Dibra e Madhe por i lindur në SHBA. Ai ka luajtur me U-20 dhe U-23 të SHBA-ve, por në një të ardhme të afërt mund të vishet kuqezi. Trajneri i U-21 të Shqipërisë, Skënder Gega, është duke ndërmjetësuar afrimin e "Dilly" Dukës në kombëtaren A të Shqipërisë.

"Unë ia kam prezantuar lojtarin stafit të Kombëtares, duke përfshirë presidentin e FSHF-së, Armand Duka, menaxherin Alban Bushi dhe përzgjedhësin Gianni De Biasi", ka thënë Gega për "asport.info".

Sipas tij, lojtari është i interesuar të luajë për Shqipërinë dhe po pret ftesë nga FSHF-ja. Shqipëria më 11 tetor luan me Zvicrën në Tiranë e katër ditë më vonë me Qipron si mysafire.

Emër i ri në Kombëtare pritet të jetë edhe Taulant Xhaka, për të cilin është përfolur kohë të gjatë.

"E rëndësishme është që Taulanti i ka thënë ‘po’ Shqipërisë. Ai e ka marrë këtë vendim dhe përfundimisht do të luajë për Shqipërinë. Nuk mund të them asgjë më shumë pa u kryer të gjitha proceset nga FIFA e Zvicra", ka thënë dje për "Koha Ditore" Ragip Xhaka, babai i mbrojtësit. /albeu.com/



Shtuar më 01/10/2013, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori