Ja ndryshimet në "Ruzhdi Bizhuta" (FOTO LAJM)

Në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit, në radhë të pare duhet të investohet në sistemin e ndriçimit, që nuk është funksional dhe nga 1200 Lux duhet të jetë të paktën 1600 Lux. Është normalisht e domosdoshme që të ndërrohet tapeti i “Ruzhdi Bizhutës”.

Do të ketë një tapet me standarde Europiane, ku Kombëtarja mund të luajë pa frikë. Ndoshta, shtrimi i saj do të nisë në verë. Stadiumit të Elbasanit i duhet edhe një orë elektronike. Ky është një investim i cili do të bëhet nga FSHF-ja, Shteti dhe Bashkia.

Edhe pse është ndërtuar para pak kohësh, tribuna kryesore e stadiumit kërkon meremetime të rëndësishme duke filluar që nga zona e VIP-ave e kështu me radhë. Një nga pjesët më të rëndësishme është ndarja e pjesës së shtypit në këtë stadium, një zonë e cila mungon në çdo stadium të Shqipërisë dhe duhet të ndryshojë edhe në Elbasan.

Stadiumi duhet që të implementohet nga fillimi në fund me të gjitha stolat. I gjithë impianti duhet të plotësohet me ndenjëse të kolauduara. Një tjetër vend që duhet të rikonstruktohet janë ambientet e brendshme dhe në veçanti dhomat e zhveshjes. Çdo zone e stadiumit duhet të jetë në standardet më të mira.

"Ruzhdi Bizhuta" nga shtatori do të ketë një sallë konferencash moderne. Mësohet se një nga investimet në këtë stadium do të jetë edhe kjo pjesë komoditeti për median e shkruar dhe vizive.

Skenarët për një stadium ku mund të luante Kombëtarja në Shqipëri ishin shumë. Nga Veriu në Jug dhe afër Tiranës ishin 4 stadiume ku mund të investohen para për ta sjellë në standardet minimale të FIFA-s dhe UEFA-s. (Sport Ekspres) /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori