Në stadiumin “
Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit, në radhë të pare duhet të investohet në sistemin e ndriçimit, që nuk është funksional dhe nga 1200 Lux duhet të jetë të paktën 1600 Lux. Është normalisht e domosdoshme që të ndërrohet tapeti i “
Ruzhdi Bizhutës”.
Do të ketë një tapet me standarde Europiane, ku Kombëtarja mund të luajë pa frikë. Ndoshta, shtrimi i saj do të nisë në verë.
Stadiumit të Elbasanit i duhet edhe një orë elektronike. Ky është një investim i cili do të bëhet nga FSHF-ja, Shteti dhe Bashkia.
Edhe pse është ndërtuar para pak kohësh, tribuna kryesore e
stadiumit kërkon meremetime të rëndësishme duke filluar që nga zona e VIP-ave e kështu me radhë. Një nga pjesët më të rëndësishme është ndarja e pjesës së shtypit në këtë
stadium, një zonë e cila mungon në çdo
stadium të Shqipërisë dhe duhet të ndryshojë edhe në Elbasan.
Stadiumi duhet që të implementohet nga fillimi në fund me të gjitha stolat. I gjithë impianti duhet të plotësohet me ndenjëse të kolauduara. Një tjetër vend që duhet të rikonstruktohet janë ambientet e brendshme dhe në veçanti dhomat e zhveshjes. Çdo zone e
stadiumit duhet të jetë në
standardet më të mira.
"
Ruzhdi Bizhuta" nga shtatori do të ketë një sallë konferencash moderne. Mësohet se një nga investimet në këtë
stadium do të jetë edhe kjo pjesë komoditeti për median e shkruar dhe vizive.
Skenarët për një
stadium ku mund të luante Kombëtarja në Shqipëri ishin shumë. Nga Veriu në Jug dhe afër Tiranës ishin 4 stadiume ku mund të investohen para për ta sjellë në
standardet minimale të FIFA-s dhe UEFA-s. (Sport Ekspres) /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014,
ora 15:58