Ja super-batuta e De Biasit në CAS
Tekniku i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi iu përgjigj dje pyetjeve të gjyqtarëve të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Menjëherë pas kësaj procedure De Biasi postoi një foto në profilin e tij në Facebook: "Në orën 11.25 bëra dëshminë time në TAS-in e Lozanës. Pas rreth një orë pyetjesh… përfundova. Tani të presim me besim", përcjell Portali Albeu.

POR ÇFARË THA DE BIASI PARA GJYKATËS - Në dëshminë e tij dhënë para CAS-it, trajneri i Kombëtares ka rrëfyer edhe njëherë tjetër arsyet se përse nuk mund të vazhdohej më ndeshja e 14 tetorit kundër Serbinë në Beograd.

"Nëse në një Kopësht Zoologjik lëshojnë nga kafazi luanin duhet të ikim me vrap të shpëtojmë. Ashtu na ndodhi edhe neve. Nuk kthehemi dot në fushë se kishin hapur dyert e kafazëve. Na goditën! Kjo jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, që për mua është goditja më e rëndë. Unë kisha vetëm një objektiv, të ktheja djemtë e mi në shtëpi shëndoshë e mirë", është shprehur Gianni De Biasi. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori