Januzaj "shmanget" sërish, nuk del në takim
Abedin Januzaj, babai i talentit shqiptar të Manchester United, Adnan Januzaj, ka injoruar sërish thirrjet e Federatës Shqiptare të Futbollit për të organizuar një takim. Gjatë këtyre ditëve ka qenë i angazhuar intensivisht përgjegjësi i zyrës së talenteve në FSHF, Redi Jupi, i cili është përpjekur të organizojë një takim me familjarët e mesfushorit të "Djajve të Kuq", por babai i lojtarit është treguar shumë i ftohtë.

Sipas asaj që shkruan "Panorama-Sport", Abedin Januzaj nuk ka kthyer asnjëherë një përgjigje konkrete dhe të saktë për kohën e takimit dhe vendin. Por, ç’është më e keqja, ai ka qenë gjithnjë evaziv duke lënë të kuptohet se për momentin Shqipëria nuk është në planet aktuale të familjes Januzaj.

Precedenti Pak javë më parë ishte trajneri Gianni De Biasi ai që i dërgoi mesazh babait të Januzajt, duke ia shkruar atë në tri gjuhë (me qëllim që të mos ankohej se nuk e kishte kuptuar) dhe i kërkoi një takim. "Unë jam i gatshëm të shkoj ku të dojë babai i Januzajt. Atij nuk i duhet fare të lëvizë apo të spostohet", shkruante De Biasi pas mesazhit që i dërgoi Abedin Januzjat. Megjithatë, ky i fundit heshti dhe nuk ktheu asnjë përgjigje.

"Jam i trishtuar që nuk mora asnjë përgjigje, por unë mbetem optimist se mund të gjejmë gjuhën e përbashkët", deklaroi me diplomaci italiani, edhe pse dukej qartë se ishte i acaruar.

Ndërkohë, në adresë të Januzajt nuk kanë munguar thirrjet publike nga yjet e përfaqësueses shqiptare, si Cana, Salihi dhe Basha. /albeu.com/




Shtuar më 05/12/2013, ora 11:46
kuq e zi
e Premte 6 Dhjetor 2013, Ora 01:01
Nuk kuptoj pse duhte dike ta luses kaq shume te vjere ne kombetare dhe sikur tani te vjere per mua si tifoz kuq e zi nuk ka asnje vlere ai sdo ta arrije kurre Lorik Canen kurre.
al kuq e zi
e Dielë 8 Dhjetor 2013, Ora 22:05
ajo osht me deshir o serb ta ... u bone ti mut met lut
gjak..shqiptari
e Hënë 9 Dhjetor 2013, Ora 19:23
o njeri o baba i djalit ri jonuzaj,,mos luj me me nder me kombtare dergo djalin te luan peer shqiperin..se ja kem me borgj gjdo bir shqipe te luj te kontriboj per per vendin e vet per nan e bab e vllazer shqiptaR::::e mos e hap gojen shum me ofendu njerz me paragjyku po dergo djalin nese je shqiptar e nese je shka athere shko ne dreq te mallkun,,,nese lexon ket familja jonuzaj e kom shkru ta kuptojsh qa je ka bon..dy fjal qe je shka athere te ste dojm ne kombtare shko serbi ..a qe ke gjak shqiptari qoe qunin te lun per vend vet..ju pershendes ,,
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori