Kapiteni i Kombëtares flet pas ndeshjes: Kundershtari pasi ne humbem disa raste, atëherë mori lojën në dorë
Pëlqej
Kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli foli mbrëmë pas ndeshjes ku bashkë me zhgënjimin e humbjes së djeshme shorehu dhe gëzimin që Kombetarja arriri të dhurojë diçka.

“Më ka ndodhur rrallë ta shoh nga ndeshjen nga stoli, por s’ka shqetësim sepse jemi të gjithë për një qëllim. U munduam të reagonim sepse pësuam shpejt, por kishim përballë një ekip që meriton respekt. Jemi pak pishman për golin që na mungoi se patëm raste, por besoj se dhamë më të mirën.

Nuk ka arsye për uljen time në stol, jemi 27 lojtarë dhe trajneri mendoi që këtë ndeshje duhet ta luante ekipi që ishte në pjesën e parë. S’ka vend për arsyetim, ishte zgjedhje e trajnerit.

S’diskutohet që pata frikë për një rezultat të thellë. Kur luan me Spanjën duhet t’i marrësh parasysh të gjitha, edhe pse para ndeshjes mendon për të bërë mirë. Ato 20 minutat e para ishin pak të frikshme, por më pas e morën veten dhe deri diku dhamë diçka sot.

Memolla është lojtar me të ardhme të madhe. Nuk duhet ta gjykojmë nga kjo ndeshje pasi kundër Spanjës çdo lojtar shqiptar e ka të vështirë. Duke punuar më shumë e pret një e ardhme akoma më e madhe”, tha Agolli pas ndeshjes për “Supersport” tha Agolli pas ndeshjes me Italinë./ albeu.com /
Shtuar më 10/10/2017, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori