Kërcënojnë serbët: Ju varrosim në mes të stadiumit
Pëlqej
Paralajmërimi i grupit të tifozëve të Prishtinës, "Plisat", se më 14 tetor do të shkojnë në Beograd për ta përkrahur Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë, i ka tmerruar serbët dhe kjo u vërejt në reagimet e mediave të atjeshme. Mirëpo, "Plisat" nuk janë mjaftuar vetëm me prezencën e tyre në këtë përballje, pasi ata po ftojnë edhe përkrahës të tjerë të Kombëtares kuqezi, që t’u bashkëngjiten në këtë udhëtim heroik.

Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj tifozerie, Albert Kastrati, në profilin e tij.

Ndërkohë, mediat serbe kanë shprehur frikën e tyre rreth udhëtimit të "Plisave" në Beograd për sfidën Serbi-Shqipëri. Madje, mediat serbe shkojnë shumë larg duke i cilësuar tifozët nga Prishtina si huliganë, të cilët mund të shkaktojnë probleme të shumta, deri edhe në përplasje në Beograd.

REAGIMET - Pikërisht në këto shkrime nuk kanë munguar edhe reagimet e shumta të tifozëve serbë, të cilët paralajmërojnë dhe kërcënojnë shqiptarët se nëse do të shkojnë në Beograd, atëherë do të gjejnë vdekjen. "Mirë se vini, mirëpo do të ktheheni shumë shpejt"; "Nuk kanë zemër ata për një gjë të tillë"; "Mos kini merak. Do t’i varrosim në mes të stadiumit"; "Vetëm hajdeni, do të priteni shumë mirë!"; "Jemi duke ju pritur, ju lutem ejani sa më shpejt. Nëse arrini ta kaloni Nishin, atëherë është sukses për ju"; "Pa dyshim që do të hani dajak të nxehtë. Jemi duke iu pritur".

Këto kanë qenë disa nga reagimet më të rënda që janë publikuar në faqet e ndryshme të rrjeteve sociale në mediat serbe. Natyrisht, një gjë e tillë nuk ndihmon aspak në qetësimin e situatës, e cila po rëndohet ende pa u afruar dita e ndeshjes. /albeu.com/


Shtuar më 26/09/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori