Kodi "De Biasi", 5 rregulla strikte për Kombëtaren (FOTO LAJM)

1. Nuk duhet të ketë asnjë kontakt të futbollistëve me gazetarët gjatë kohës së grumbullimit të skuadrës para ndeshjeve.
Gianni De Biasi e nis me risi ditën e parë të grumbullimit të Kombëtares në Turqi. Në prag të ndeshjes miqësore ndaj Bjellorusisë, trajneri kuqezi ka mbledhur lojtarët duke u bërë të ditur rregulloren e brendshme, e cila hyri në fuqi që dje. Duke përfituar nga rasti që nuk mund të kryente dot një seancë stërvitore me ekipin në ditën e parë, për shkak të mosardhjes së të gjithë grupit të futbollistëve, italiani gjeti momentin për të biseduar me lojtarët në një nga sallat e "Papilon Belvil Hotel", ku aktualisht qëndron Kombëtarja.

"Do ju njoh me një rregullore të re, e cila duhet të zbatohet nga të gjithë. Kërkoj disiplinë dhe korrektësi nga të gjithë", mësohet t’u ketë thënë fillimisht tekniku italian lojtarëve. Burime pranë Kombëtares kuqezi treguan për "Panorama Sport" edhe rregullat e brendshme të vendosura nga italiani.

Në fillim mësohet se fjalët e trajnerit nuk u pritën me habi, por më pas ato çuditën jo pak kuqezinjtë. /albeu.com/

Shtuar më 12/11/2013, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori