Kombëtarja, 4 kosovarë marrin pasaportën shqiptare (FOTO LAJM)

Liridon Leci
Kombëtarja shqiptare është "mbipopulluar" prej futbollistëve nga Kosova. Karvanit të tyre mund t’i bashkohet edhe Liridon Leci. Mbrojtësi kosovar është pajisur me pasaportë shqiptare të hënën dhe nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen edhe prishtinasi të vishet Kuqezi.

Leci u pajis të hënën me pasaportë shqiptare, së bashku me Loret Sadikun, Vedat Muriqin dhe Labinot Shabanin, që nënkupton se ai tani e tutje do të ketë të drejt të luajë me kuqezinjtë, nëse ftohet .

Ish-futbollisti i Prishtinës zbulon se tre muaj më parë është takuar me krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët i kanë propozuar që të marrë pasaportën shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2013, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori