Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Kombëtarja, Balaj: Bëjmë surprizën në Portugali
Pëlqej
Nuk dihet ende kush do të jetë sulmuesi në formacionin e parë të Gianni De Biasit, por Bekim Balaj premton se Shqipëria do të befasojë në Portugali. 23-vjeçari shkodran, në një intervistë telefonikë për "Sport News", lëshon sfidën ndaj luzitanëve, duke treguar njëkohësisht dhe entuziazmin që ekziston në grupin e kuqezinjve.

"Ndaj kundërshtarëve të fortë i kushtojmë rëndësi mbrojtjes por ne do surprizojmë me agresivitet dhe shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. E rëndësishme është të bëjmë një ndeshje të mirë, por do të provojmë të sulmojmë dhe të shënojmë", është shprehur Balaj.

Sulmuesi i Slavias Pragës në Çeki, evidenton konkurrencën e madhe te kuqezinjtë, të cilën e vlerëson si pozitive jo vetëm për trajnerin por edhe për vetë futbollsitët. Ai shprehet i vlerësuar me këtë grumbullim, duke premtuar se është gati të japë maksimumin.

"Konkurrenca e madhe sjell edhe dilema por kjo i vlen ekipit si dhe futbollistëve të cilët japin maksimumin, për mua personalisht është vlerësim që jam këtu dhe nëse luaj do të jap më të mirën", vijoi shkodrani.

Ish sulmuesi i Vllaznisë dhe Tiranës vlerëson shumë edhe frymën e grupit si dhe grumbullimin në La Coruna, duke e cilësuar si shumë të vlefshëm për të konsoliduar ekipin.

"Fryma e grupit është shumë e mirë, pasi gjithnjë ka qenë e tillë. Jemi mirë edhe pse kemi shumë lojtarë të rinj dhe disa me eksperiencë. 6 ditë grumbullim shërbejnë për tu njohur më shumë me njëri-tjetrin", përfundoi Bekim Balaj. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori