Kombëtarja, Duka: Të shkojmë me 6 pikë në Serbi
Pëlqej
Gjatë orëve të vona të së hënës kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit lojtarët që luajnë në kampionatin shqiptar dhe presidenti i FSHF-së, zoti Armand Duka, i cili foli në një lidhje direkte në "Revistën Televizive të Mbrëmjes" në Top Channel.

Zoti Duka u shpreh se fitorja ka rritur shpresat për një kualifikim të mundshëm, i cili mund të arrihet me suksese të tilla si ai me Portugalinë.

Kreu i FSHF-së shtoi se në Elbasan ndaj Danimarkës ekipi do të bëjë maksimumin për të shkuar me 6 pikë të plota në .

"Ishte një fitore mjaft e rëndësishme. Një hap i parë i mirë për këto eliminatore. Uroj që të tilla rezultate të kemi edhe në të ardhmen", u shpreh Duka.

Më pas numri një i futbollit shqiptar foli edhe ndeshjen e 11 tetorit në "Elbasan Arena" kundër Danimarkës.

"Futbollistët janë shpërndarë nëpër klubet e tyre, por kanë festuar shumë pas ndeshjes në hotel. Sot ka qenë një ditë pune për ta në klubet ku luajnë. Ndërsa për futbollin shqiptarë është përgatitja e ndeshjes me Danimarkën, e cila është një ndeshje jashtëzakonisht shumë e rëndësishme, akoma më e rëndësishme bëhet pas këtij rezultati në Portugali. Do të luajmë në një impiant të ri, për herë të parë. Do të bëjmë maksimumin në Elbasan për të shkuar në Serbi me 6 pikë", përfundoi presidenti i FSHF-së Armand Duka. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori