Kombëtarja e Zvicrës viziton Kalanë e Skënderbeut në Krujë
Pëlqej
Shqiptarët e Kombëtares së Zvicrës janë befasuar nga mikëpritja e ngrohtë që iu është bërë atyre në aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë, jo vetëm nga gazetarët, por edhe nga punonjësit e policisë kufitare. Kombëtarja e Zvicrës është e vendosur në hotel "Sheraton" ku është pritur nga admirues të lojtarëve shqiptarë, të cilët kanë shfrytëzuar rastin për të bërë foto me Shaqirin, Behramin e të tjerë.

"Xherdani vet më tha se është befasuar nga pritja shqiptare në Tiranë. Unë i thashë se e duam shumë dhe kënaqemi kur shënon gol tek Bayerni. Ju bë qejfi, ishte shumë i thjeshtë dhe i edukuar", tha një burim për gazetën "Lajm".

Sipas "Lajm", nesër në ora 9:00, Kombëtarja e Zvicrës do të bëj një vizitë në Kalanë e Skënderbeut në Krujë.

Sot në ora 19.00 kombëtarja helvete do të bëjë edhe stërvitjen e parë në "Qemal Stafa". /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori