Kombëtarja, ja lista anti Slloveni dhe Islandë
Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, shpalli listën e tij paraprake të të grumbulluarve për përballjen e dyfishtë kualifikuese të Botërorit të 2014-s, me Slloveninë dhe Islandën.

Trajneri italian postoi listën e të zgjedhurve të tij në profilin e tij zyrtar në rrjetin Facebook.

Mes 28 lojtarëve të grumbulluar, 23 do të thirren zyrtarisht për këto kualifikuese, nga të cilët duhet të përzgjidhen 18 lojtarë në dispozicion për secilën ndeshje. /albeu.com/

Lista paraprake e të grumbulluarve për transfertat me Slloveninë e Islandën

Portierë: Ujkani (Palermo), Berisha (Kalmar), Shehi (Skenderbeu)

Mbrojtës: Teli (Qaraback), Cana (Lazio), Lila (PAS Giannina), Osmani (Teuta), Arapi (Skenderbeu), Hysaj (Empoli), Curri (Hoverla), Dallku (Vorskla Poltava)

Mesfushorë: Gjasula (Litex Lovech), Kaçe (PAOK Selanik), Roshi (FSV Frankfurt), M. Basha (Torino), Agolli (Qaraback), Vajushi (Litex Lovech), Bulku (Sepahan), Rama (Real Valladolid), V. Basha (Sion), Abrashi (Grasshopers), Lilaj (Skenderbeu)

Sulmues> Januzi (Vorskla), Vila (PAS Giannina), Çani (Karpi), Gashi (Grasshopers), Salihi (Jiangsu Sainty), Mehmeti (Olhanense)
Shtuar më 01/09/2013, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori