Kombëtarja shpreson, Mavraj i rikthehet stërvitjes me Koln
Stafi i Kombëtares shpreson. Dy javë përpara ndeshjes me Serbinë, Mërgim Mavraj duket i gatshëm për tu rikthyer në fushë. Mbrojtësi i është bashkuar shokëve të skuadrës në stërvitjet e fundit me Koln.

Mavraj zhvilloi ushtrimet e vrapimeve me shokët e ekipit, duke dhënë shenja se është rikuperuar plotësisht nga operacioni në gju.

29-vjeçari nuk do të jetë në fushë menjëherë, por do të shfrytëzojë ditët në dispozicion për të arritur një nivel të kënaqshëm fizik.

Rikthimi i tij është një lajm i mirë për kuqezinjtë dhe trajnerin Gianni De Biasi. Edhe pse dyshja e qendrës së mbrojtjes, Lorik Cana dhe Arlind Ajeti funskionon, lojtari i Kolniështë një siguri për skuadrën.

Mavraj është autor i një goli shumë të rëndësishëm në fitoren 2-1 përballë Armenisë në "Elbasan Arena" dhe auto i golit në barazimin 1-1 me Francën. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2015, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori