Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë para ndeshjes me Francën
Kombëtarja e Shqipërsë sot ka mbajtur stërvitjen e parë përgatitore për ndeshjen ndaj Francës.

Trajneri Edy Reja ka nxjerrë në fushë të gjithë 25 futbollistët që i ka ftuar.

Disa futbollistë janë grumbulluar dje ndërsa pjesa tjetër që kanë pasur ndeshje në fundjavë janë bashkuar sot.

Pas një kohë janë kthyer portieri Thomas Strakosha dhe Berat Gjimshiti. Ndeshja Francë – Shqipëri do të zhvillohet të shtunën nga ora 20:45.
Shtuar më 02/09/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori