E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Kontrata, De Biasi humb 10% rritje
G. de Biasi - A. Duka
Gianni De Biasi humb 10% rritje të kontratës së re pas dy ndeshjeve të fundit. Sipas Panorama Sport, në ofertën e bërë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte vënë një kusht, që lidhej ngushtë me sfidat e radhës ndaj Sllovenisë dhe Islandës. Nëse Kombëtarja merrte pikë në këto dy takime, atëherë tekniku italian do të kishte 10% rritje të kontratës, gjithnjë nëse ai do të pranonte rinovimin e saj. Tashmë, pas humbjeve radhazi të Shqipërisë, De Biasi nuk mund të përfitojë këtë rritje të kontratës.

Nga sa mësohet, oferta që mbetet e vlefshme për De Biazin është me të njëjtët parametra si të edicionit të kaluar, por me ndryshimin e disa klauzolave dhe bonuseve që trajneri mund të përfitojë në rast të arritjeve të rezultateve pozitive.

SHIFRAT Italiani i pankinës kuqezi paguhet me 22 mijë euro në muaj nga FSHF-ja. Oferta e parë e Dukës ka qenë me të njëjtët parametra, ndërsa më pas është ndryshuar dhe ka pasur si kusht ecurinë gjatë këtij edicioni. Dy ndeshjet e fundit ndryshuan shumë gjëra, ndërkohë që palët nuk kanë thënë ende fjalën e fundit.

Në konferencën për shtyp pas sfidës në Islandë, De BiaSi deklaroi se çdo gjë varet nga Duka. Mirëpo, kreu i FSHF-së sqaroi më pas se s’ka ndërmend t’i bëjë një tjetër ofertë italianit.

Në total për dy vite trajneri merr 440 mijë euro, ndërkohë që me rritjen që pritej të bëhej, ai do të përfitonte afërsisht 500 mijë euro.

Nga sa mësohet, në paktin që ka bërë në fillimin e edicionit të kaluar me FSHF-në, De Biazi ka rënë dakord që me 22 mijë eurot e vëna në dispozicion për pagën mujore të shpërndajë nga këto të fundit edhe honorarët për ndihmësit e tij italianë. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2013, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori