Kosovarët: Duka ka fyer lojtarët e mbetur jashtë Kombëtares
Pëlqej
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka vazhduar "luftën" me kosovarët që luajnë me përfaqësueset e huaja nëpër Europë, e së fundi edhe me ata që po hamendësohen nëse duhet të pranojnë Shqipërinë apo ftesën nga vendi ku janë rritur si ylli i ri i Manchester United, Adnan Januzaj. I ftuar në emisionin "Opinion" në TV Klan, Armand Duka të mërkurën mbrëma ka përsëritur atë që është vlerësuar fyerje e madhe muaj më parë, kur shqiptarët e përfaqësueses së Zvicrës i kishte quajtur "shqipfolës", ndërkohë që për punën e Januzajt ka thënë se "nëse e ndien, le të vijë të luajë për Shqipërinë, nëse jo nuk prish ndonjë punë, le të shkojë të luajë për Serbinë".

Debati i thirrur për Januzajn i titulluar: "Januzaj, titullar apo tradhtar" ka nxitur mjaft reagime, sidomos nëpër rrjete sociale.

Një nga ata që kanë kaluar nëpër këto vuajtje, është edhe ish-lojtari i Zvicrës, Milaim Rama. Edhe ai shpesh është quajtur tradhtar nga tifozët e të tjerët për zgjedhjen që kishte bërë.

"Adnanit nuk i ndihmojnë aspak thirrjet e tilla. Ai është një lojtar që premton shumë dhe presim që të arrijë nivelin e Ronaldos apo Mesit. Të kushtëzosh nuk besoj se ka dobi dhe nuk i ndihmon askujt. Nuk është koha t’i ofendojmë, ata për mua janë gladiatorë që e kanë pasqyruar kombin e tyre në mënyrën më pozitive. Duhet t’i shtroj pyetjen vetes se çka kam bërë që këta djelmosha t’i kem afër vetes. Unë kam deklaruar edhe 12 vjet më parë që ëndrra ime ka qenë të vesh fanellën kuqezi, por nuk m’u dha mundësia. Mundësia më erdhi nga Zvicra dhe nuk jam penduar", është shprehur Rama.

Atmosfera për "tradhtar" e "patriot" është nxehur para ndeshjes Shqipëri-Zvicër. Ditë më parë, grupimi i tifozëve të kombëtares "Tifozat Kuq e Zi" u bën thirrje 6 shqiptarëve të Zvicrës të refuzojnë të luajnë kundër Shqipërisë, pasi ndryshe rrezikojnë të quhen tradhtarë.

"Për mendimin tim, këta lojtarë assesi nuk bën t’i quajmë tradhtarë, ata janë përfaqësuesit më të denjë të kombit", ka shtuar Rama.


Jo rrallë "avokat" i së drejtës së shqiptarëve për të vendosur se për cilën përfaqësuese do të luajnë është treguar edhe trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki.

"Nuk më takon mua të komentoj deklaratat e Dukës. Të gjithë po krenohemi kur e shohim Xherdanin me flamur të Kosovës, e kur shohim Valon Behramin e Granit Xhakën të arrijnë suksese. Por është e rëndësishme që ta lëmë sportin mënjanë nga politika", ka thënë Bunjaki.

"Unë mendoj se ata nuk duhet të quhen tradhtarë. Një pjesë e madhe e popullit shqiptar mendojnë pozitivisht për lojtarët shqiptarë të përfaqësueseve të tjera", ka përfunduar trajneri i Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 12:09
astrit sadiku
e Premte 11 Tetor 2013, Ora 14:44
Asnje person qe i thote vetes Shqipetare nuk mund te mos pranoje qe te lozi per Kombetaren tone(dhe per vete karrierren e tyre).Te gjithe e dime shume mire qe kombetaret nuk eshte se ju ofrojne shuma te medha lojtareve te tyre,por veshja e bluzes se kombetares se nje shteti eshte çemimi me i larte per kedo.Mjafton te shikojme dhe kombetare te tjera(Itali,Gjermani,France,etj) vetem veshja e bluzes-flamur thuhet nuk ka te paguar.Ka italian te lindur dhe te rritur ne argjentin qe nuk flasin italishte(Amauri) dhe sapo italia u beri thirrje nuk thane jo(mun te loznin me kombetaren e Argjentines).Sa per presidentin duka me mire te mos flasim se eshte e KEQJA ME E MADHE E FUTEBOLLIT SHQIPETARE.Me vjen keq ta them por sipas meje TE GJITHE ATA QE NUK PRANOJNE TE LOZIN ME KOMBETAREN UNE NUK I QUAJ SHQIPETARE(DHE TE MOS KRIJOJME NDARJEN SHQIPERI-KOSOVE) POR SHQIPEFOLES.
Ernest Visoka
e Premte 17 Janar 2014, Ora 17:12
o Armand pisi po ti je hajn ...ke kerku mito prej Kosovarve te luajn pêrê Kombetaren ti ke met me fol per Jonuzajin Komtarja do te jet Komtare kur me krye te saj te jet ni Kosovar patrijor e jo ni rugaq si ti.
Nikolin Marku
e Mërkurë 26 Shkurt 2014, Ora 17:38
Meqe ne Kosove e mbani veten ende patriote a mund te me shpjegosh si ka mundesi qe kryeministri juaj lejoi homologun e tij turk qe te thonte KOSOVA ESHTE TURQI???? Askush nuk replikoi. Keshtuqe.....
Edhe thjesht fakti qe kosova krijon nje federate te futbolli eshte fyerje per atdheun!!! Dhe atdheu nuk eshte kosova, po eshte SHQIPERIA, kupton???
fuck kosova
e Dielë 17 Gusht 2014, Ora 19:52
mona boll mir ju ka than te shkojne e te luajne me serbine po kosovart jan bythqima kara
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori