Kroacia: E duam edhe ne Januzajn
Pëlqej
Kroacia është kombëtarja e fundit që pretendon të ketë shërbimet e Adnan Januzajt. Mediat kroate kanë bërë me dije dje se "çelësi" është e ëma e talentit 18-vjeçar të Manchester United. "Një menaxher nga Shqipëria më tregoi se mamaja e Januzajt është nga Kroacia. Kështu ne do të fillojmë që të interesohemi për djaloshin", tha dje për "Sportske Novosti", trajneri i Kombëtares shpresa të Kroacisë.

Në fjalën e tij, Ivo Susak nuk shmangu lëvdatat për Adnanin, që sipas tij ka një potencial të madh. "Ne e dimë shumë mirë se, kur të futemi në garë, për të do të jemi pjesë e një kompeticioni shumë të fortë".

Në fjalën e tij, 65-vjeçari tregoi të tjera detaje të planit që ka gati Federata Kroate e Futbollit: "Tani për tani nuk mund të bëhet asgjë, pasi Adnani nuk ka letrat e duhura për të qenë pjesë e kombëtares sonë. Por në të ardhmen ju tregoj se kemi në plan që të takohemi me të dhe të atin".

Prej ditësh në Angli është ndezur së tepërmi çështja "Januzaj". I riu i "Djajve të Kuq", pas dy golave që shënoi ndaj Sunderland, kërkohet nga të gjithë. /albeu.com/



Shtuar më 11/10/2013, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori