Kukësi afër marrëveshjes me lojtarin e Azerbajxhanit që i shënoi Shqipërisë (VIDEO)
Pëlqej
Largimi i Pejiçit dhe Eminit ka lënë një boshllëk të madh në sulmin e Kukësit dhe kampionët e Shqipërisë janë angazhuar seriozisht në merkato për të gjetur zëvendësuesit e duhur të tyre. Pas gjetjes së akordit me kroatin Andrea Otoçian, verilindorët kanë siguruar një marrëveshje edhe me sulmuesin e kombëtares së Azerbajxhanit, Rauf Alijev.

28-vjeçari që prej 2015-s ka qenë pjesë e skuadrës azere Inter Baku, ndërsa tashmë pritet të bashkohet me kampionët e Shqipërisë për të provuar një aventurë në Kategorinë Superiore, pwrcjell Panorama.

Alijev ka një eksperiencë të madhe teksa ka zhvilluar 44 ndeshje me kombëtaren e Azerbajxhanit duket shënuar 7 gola. Njërin prej këtyre golave ai e ka shënuar ndaj Shqipërisë më 11 nëntor 2011 në një miqësore të zhvilluar në “Qemal Stafa”, e cila u fitua nga azerët me rezultatin minimal 0-1.
Shtuar më 09/08/2017, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori