Kundërpërgjigjet serbi i Lazios: I shënoj Canës dhe Berishës
Një ditë më parë ishte Lorik Cana që "thumbonte" në një deklaratë për mediat italiane shokun e tij te Lazio, serbin Filip Djordjeviç. "Në kombëtare do të sfidohem me Serbinë e Djprdjeviç. Gjatë javës së shkuar e mendova njëherë se si ta vrisja, duke pasuar parasysh ndeshjen e 14 tetorit (qesh)…. Por, më pas, mendova. Prit njëherë se i duhet akoma Lacios, ndaj edhe nuk i bëra keq, s’e dëmtova", u shpreh kapiteni kuqezi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i sulmuesit në një speciale që i ka kushtuar dje media italiane.

"I kam premtuar si Canës dhe Etrit Berishës së do t’u shënoj të paktën nga një gol në ndeshjen Serbi-Shqipëri", ka thënë serbi, i cili pas tripletës në Palermo ka zënë faqet e para të shtypit në vendin fqinj, aq sa e krahasojnë me Christian Vierin. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2014, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori