La Kombëtaren shqiptare për Greqinë, ja ku është katandisur Sotir Nini
Pëlqej
Sotir Nini u dallua në futbollin grek 10 vite më parë ku u bë pjesë e padiskutueshme e formacionit bazë të Panathinaikosit.

Edhe pse i lindur në Himarë, Nini vendosi të zgjedhë Kombëtaren greke para asaj shqiptare. Por duket se "mallkimi" i tradhëtisë ndaj Kombit të tij duke se e ka ndjekur 27-vjeçarin. Nini dikur vlerësohej një "Messi i ri" ndërkohë sot e kanë harruar të gjithë këtë epitet.

Sot karriera e tij është e mbaruar dhe himarjoti ka një mundësi të fundit dhe ajo është në Izrael. Madje dhe atje jo me një ekip elitar. 27-vjeçari ka nënshkruar për Makabi Petah Tikva, një ekip në mesin e tabelës izraelite.

Ai mbylli transferimin e tij në Izrael pasi u la i lirë nga ekipi i tij Meshelen në Belgjikë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori