Ledian Memushaj nuk lëviz nga Pescara
E ardhmja e Ledian Memushajt, të paktën deri në përfundim të sezonit do të jetë Pescara. Futbollist shqiptar, i kërkuar në merkaton e janarit nga Empoli, nuk do të lëvizë nga skuadra aktuale, ku është dhënë në formën e huazimit nga Lecce.

Drejtori i Përgjithshëm i Pescaras, Giorgio Repetto, ka siguruar për mediat lokale se Ledian Memushaj është në qendër të projektit të klubit për këtë sezon, ndaj nuk ka shanse që ai të ndryshojë skuadër. Madje Pescara ka të drejtën e blerjes së kartonit në fund të sezonit, në bazë të marrëveshjes së arritur me Leccen.

"Kemi marrë shumë oferta për Memushajn, por mund t'ju siguroj se do të qëndrojë me ne deri në fund të sezonit. Kemi besuar shumë te ky futbollist. E kemi marrë të dëmtuar, pritëm derisa të kapte formën dhe tani lojtari po na e shpërblen me paraqitje shumë të mira. Ne nuk duam që ai të largohet", ka thënë Repetto.

Mesazhi i tij është i qartë: Memushaj do të vijojë të jetë protagonist te Pescara, ndërsa në verë kjo skuadër do të paguajë për kartonin e tij. Nëse Empoli do të njëjtin interesim për 28-vjeçarin edhe në verë, Lecce që zotëron kartonin, por edhe Pescara, vështirë të rezistojnë. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori