LISTA/ Çepele thyen rekordin e Iljaz Çeços, ja top 10-tshja e debutuesve më të rinj në Kombëtare (FOTO LAJM)

Ramën Çepele ka thyer dje rekordin e debutimit me Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi i transferuar rishtas tek Akademia e Hanoverit në Gjermani, duke lënë të rinjtë e Interit, luajti për herë të parë me Kombëtaren ndaj Kosovës në moshën 17 vjeç e 235 ditë.

Djaloshi theu rekordin e mbajtur nga Iljaz Çeço, debutimi i të cilit është bërë më 11 tetor 1964 ndaj Algjerisë, duke qenë 17 vjeç e 281 ditë. Në vend të tretë në këtë renditje për debutimin me moshë sa më të vogël është Blendi Nallbani, i cili ka debutuar 17 vjeç e 331 ditë ndaj Anglisë. Në top 10-shen e debutuesve më të rinj, i fundit është Rei Manaj, aktualisht pjesë e sulmit të kuqezinjve./ panorama sport

Shtuar më 12/11/2020, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori