Lorik Cana flet për sëmundjen që e bëri të braktiste futbollin dhe pengjet në karrierë
Pëlqej
Lorik Cana në një intervistë për L’Equipe flet vendimin e tij për t’u larguar dhe kujton faktin që nuk fitoi dot një trofe me Marseillen.

“Ka 15, 16 muaj që e kam mbyllur me futbollin, praktikisht sapo përfunduam rrugëtimin evropian me Shqipërinë”.

“Praktikimi i futbollit në nivele kaq të larta ishte kthyer në një profesion të rrezikshëm për mua. Kisha disa probleme shëndetësore, të cilat nuk po i kapërceja dot me kalimin e kohës”.

“Përpara dhe pas Evropianit në Francë, kam kryer disa analiza specifike, të cilat treguan se nuk isha edhe aq mirë”.

“Vuaj nga një sëmundje që quhet miokardi. Është në vijimësi të një virusi të marrë më parë. Kam pasur ethe të forta dhe jam sfilitur nga sëmundja për sa i përket anës fizike. Virusi ka prekur miokardin dhe më ka provokuar një skuqje. Pas kontrolleve të specializuara, arrita të diagnostikohesha”, tregon Cana.

Ai flet gjithashtu edhe për pengjet në karrierë dhe trofeun e munguar me Marseillen.

“Më erdhi keq që nuk fitova diçka në Francë me Marseillen. Humbëm dy finale në Kupë dhe në vitin 2009 dolëm në vendin e dytë në kampionat pas Bordoeaux. Ishte diçka shumë negative. Deshcamps erdhi një vit më vonë dhe tha se më donte në skuadër, por unë doja të largohesha”, përfundoi Cana. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2017, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori