"Lufta" për Januzaj, Anglia hidhet në sulm
Pëlqej
Ylli 18-vjeçar i Manchester United, shqiptari Adnan Januzaj, kërkohet të luajë me kombëtaren e Anglisë, njofton BBC. Është trajneri i kampionëve të Anglisë, David Moyes, që konfirmon se Januzaj kërkohet nga kombëtarja angleze.

I lindur në Belgjikë, Januzaj luan me kampionët e Anglisë të Manchester United, që nga viti 2011. Dy golat e tij, të shtunën ndaj Sunderland, i dhanë fitoren United, me një lojë që detyroi komentatorët anglezë ta cilësojnë atë si "e ardhmja" e Manchester United.

Këto komente u bënë gjatë ndeshjes, por edhe në progarmin më të njohusr sportiv në Britani, "Match of the Day", ku u diskutua sërish ideja e shtetësisë angleze për Adnan Januzajn.

I pyetur, nëse Federata Angleze e Futbollit (FA), ka shprehur interes për Adnan Januzajn, përgjigja e trajnerit Moyes ishte: "Po, ai ka mundësi të luajë për kombëtaren angleze, përmes kriterit të banimit", deklaroi tekniku i Manchester United.

"Një talent të vërtet", e cilësoi 18-vjeçarin shqiptar Januzaj tekniku i Manchester United, klubi i të cilit është në bisedime për një kontratë afatgjatë për shqiptarin, i cili do të duhet të vendosë për të luajtur me Belgjikën, Shqipërinë apo Anglinë.

E nëse vendos për të luajtur me kombëtaren angleze të futbollit, ai do të jetë lojtari i parë me origjinë shqiptare, që luan për Anglinë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 21:22
mefat xhani
e Hënë 7 Tetor 2013, Ora 00:44
fuck me refuzu shqiperine
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori