Luftë rumune për Kamer Qakan
Pëlqej
I grumbulluar së fundmi nga Christian Panucci në Kombëtaren shqiptare, Kamer Qaka ka treguar lojëra fantastike me skuadrën e tij Poli Iasi.

Sipas medieve rumune lojtari po kërkohet edhe nga dy skuadrat e njohura në Rumani si Cluj dhe Craiova që po luftojnë për titull të kampionit.

Oferta e vetme zyrtare gjatë janarit për lojtarin ishte nga Craiova që kishte ofruar 300 mijë euro por që u refuzuan nga Poli Iasi. Skuadra rumune për ta lënë të lirë Qakën po kërkon një shumë rreth një milionë euro./albeu.com/
Shtuar më 11/03/2018, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori