Matavz: Shqipëria nuk ka shanse, fitojmë ne
Sulmuesi slloven i PSV Eindhoven, Tim Matavz, është i sigurt se ndaj Shqipërisë nuk mund të pritet tjetër rezultat veç fitores. Futbollisti që i shënoi golin e vetëm Milanit në ndeshjet Play Off të Champions League dhe që është edhe lojtari kyç në sulmin e kombëtares sllovene beson se sfida ndaj kuqezinjëve është idealja për të treguar forcën e skuadrës.


"Nëse do të luaj nga minuta e parë apo si zëvendësues, për mua nuk ka shumë rëndësi. Dua të kontribuoj për skuadrën dhe besoj se kjo është ndeshja e duhur për të treguar forcën tonë. Shqiptarët janë para nesh në renditje, por kjo nuk do të thotë se janë më të mirë sesa ne. Në këtë përballje luajmë vetëm për fitore, e cila do të na japë mundësi që të mbajmë ende shpresat për një vend në Botëror. Asgjë nuk ka mbaruar ende, pasi janë në lojë edhe 12 pikë", shprehet sulmuesi slloven. /albeu.com/



Shtuar më 06/09/2013, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori