Mavraj debutoi si titullar, këtë thonë mediat greke për të
Pëlqej
Foto ilustruese
Mërgim Mavraj duket se ka bërë zgjedhjen e duhur me kalimin e tij te klubi grek i Arisit të Selanikut, ku luan edhe lojtari tjetër shqiptar, Migjen Basha.

Mavraj ditën e djeshme ka pasur edhe debutimin e tij me Arisin n ënjë derbi të vështirë kundër PAOK-ut.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ka marrë shumë vlerësime pozitive nga mediat sportive greke por edhe nga trajnaeri spanjoll Paco Herrera.

“Përshtypja e parë është pozitive. Cilësia e 32-vjeçarit nuk vihet në diskutim ndaj trajnerit Paco Herrera i besoi një fanellë në një ndeshje kaq të rëndësishme.E dukshme ishte se Mavraj është mbrapa pjesës tjetër së skuadrës sa i përket anës fizike, gjë që është e kuptueshme sepse nuk ka bërë fazë përgatitore. Megjithatë, vendimet e tij gjatë ndeshjes ishin korrekte, nuk bëri veprime të panevojshme dhe i duhen dhënë merita se nuk ndërmori shumë iniciativën, meqë e di se nuk është ende gati. Por ai ishte vendimtar në bllokimin e Kareli dhe Prijoviç. Gjithsesi, ai tregoi se do të bëjë diferencën në qendër të mbrojtjes dhe mund të bëhet pika e referimit të lojës së Arisit në prapavijë”- shkruan portal i njohur grek “Sportime”./albeu.com/
Shtuar më 27/09/2018, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori