Mavraj dhe Xhaka në formacionin e "Goal.com" (FOTO LAJM)

Georgallides - Qipro
Pëlqej
Shqipëria pushton Europën. Pas portugalisë, artmata kuqezi zbarkon në gjithë kontinentin, duke zgjeruar kufijtë e triumfit që nisi atë mbremje të 7 Shtatorit në Aveiro. Sukses historik dhe portali më i madh sportiv në kontinent "Goal.com" nuk e lë jashtë vëmendjes këtë detaj pasi shpërblen kombëtaren shqiptare me dy lojtarë në formacionin më të mirë të javës.

Nga ndeshjet e kësaj jave janë përzgjedhur lojtarët e përfaqësueseve në një formcion me skemën klasike 4-4-2 ku Mërgim Mavraj mban pozicionin e qëndërmbrojtësit, ndërsa Taulant Xhaka rreshtohet në mesfushë në rolin e shkatërruesit.

Por le ta nisim që nga porta e cila mbrohet nga qiprioti Georgallides, ndërsa në repartin e tërhequr përkrah Mavraj rrehstohen edhe Sergio Ramos, Bjarnason e Baines. Spostohemi në mesfushë ku Xhaka ka si kolegë skocezin McGrady dhe Luca Modriç e Ikechi Anya.

Në sulm është Bayern Munchen që bën ligjin me dy bomberat Thomas Muller e Robert Lewandowski, të cilët ndihmuan respektivisht Gjermaninë dhe Poloninë në rrugën e sukseseve të para sezonale.

Një shpërblim i merituar për 11 më të mirët e kontinentit, ku si rrallëherë, edhe kombëtarja kuqezi mund të krenohet me dy prej lojtarëve më të mirë të natës magjike të Aveiros. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori