Mavraj gati për debutim në Greqi, e pret një derbi i zjarrtë
Pëlqej
Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj para pak javësh është bërë pjesë e klubit grek Aris.

Tashmë për Mavrajn ka ardhur koha që të debutojë me klubin e tij të ri dhe sfida e tij e parë do të jetë shumë speciale edhe për grekët pasi luhet derbi i zjarrtë mes Arisit dhe PAOK-ut.

Shqiptari është përfshirë në listë nga trajneri për këtë takim të vlefshëm për Kupën e Greqisë që do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 18:00.

Me shumë gjasa trajneri spanjoll, Herera do ta nisë Mavrajn nga stoli por edeh shqiptari tjetër i Arisit, Migjen Basha pritet të ketë të njëjtin fat. /albeu.com/


Shtuar më 24/09/2018, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori