Mavraj me shokë: Shërim të shpejtë Ilir Azemi
Pëlqej
Mbrojtës i Kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj i uron shërim të shërim të shpejtë ish shokut të tij te Greuther Furth Ilir Azemi shërim dhe rikthim të shpejtë në fushat e lojës.

Me anë të një fotoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, ku shfaqen edhe futbollistë të tjerë të kombëtares si: Curri, Shala, Lenjani, Gashi, Xhaka dhe Abrashi dhe me fanellën e Azemit në dorë Mavraj kërkon ti japë zemër sulmuesit kosovar, i cili pësoi një aksident të rëndë automobilistik para pak javësh në Gjermani.


"I uron Mergim Mavraj, Debatik Curri, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Shkelzen Gashi, Taulant Xhaka dhe Armir Abrashi sherim te mbare vellaut ton Ilir Azemi dhe e presim te kthehet te luaje Ishallah/ Gjithashtu uroj mireseardhjen Taulant Xhakes dhe Herolind Shales ne Kombetaren e Shqiperise", shkruan në Facebook Mërgim Mavraj. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori